KABUL- Kreu i lartë i ISIS-it për Afganistanin Lindor mbeti i vrarë nga sulmet ajrore, deklaruan shërbimet sekrete të vendit.

”Hafez Sayeed, kreu i Shtetit Islamik të ashtuquajtur Shteti Khorasan, mbeti i vrarë të premten në provincën Nangarhar”, thanë ato.

Shteti i Khorasanit i referohet provincës së Shtetit Islamik të dekretuar në zonë. ”Të paktën 30 militantë të tjerë mbetën të vdekur nga sulmet ajrore”, shtuan burimet.

Shteti Islamik i bënte rekrutimet në zonë nga radhët e grupeve të shumta të militantëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: