SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka hedhur akuza në drejtim të autoriteteve kosovare, pasi sipas tij po blejnë të rinjtë serbe për të shkuar me ushtrinë e Kosovës.

“Ata nuk po shkojnë vetëm në jug, po shkojnë edhe në veri për të na i blerë të rinjtë tanë. Thonë, ja kaq i ke para të gatshme, bëju pjesë e ushtrisë”, ka thënë Vuçiç, raporton media serbe “Veçernje Novosti”.

Ai më tej ka shtuar se nuk ka dashur të reagojë në vërejtjen e zyrtarit amerikan Ëess Mitchell se ushtria e Kosovës, në të cilën do të ketë edhe serbë, nuk do të jetë kërcënim për Serbinë.

“Vërtet? Në territorin e Serbisë të formohet ushtria e huaj në të cilën të përfshihen edhe serbët. Çfarë, si në kohën e Austro-Hungarisë e të Turqisë, që serbët të vriten me serbë?”, ka pyetur Vuçiç.

Kujtojmë se është pikërisht partia e minoritetit serb, Lisa Serbe e cila është e komanduar nga Beogradi që po bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: