SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë së çështja e Kosovës është më e rëndësishmja për Serbinë. Sipas tij, nëse nuk gjendet zgjidhje për Kosovën, Serbisë do t’i pengohet hyrja në BE.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të arrihet një kompromis.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk presidenti serb përsëriti se mund të pranojnë zgjidhjen e një kompromisi, por nuk mund të pranohet poshtërimi i Serbisë, përcjell lajmi.net.

Vuçiç ka theksuar se Serbia ka përmbushur gjithçka nga marrëveshja e Brukselit.

“Ne nuk duhet të jemi të verbër duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh. Nëse ne i mbyllim syte atëher fëmijët tanë nuk do të kenë të ardhme”- tha ai.

Vuçiç ka treguar se në takim është biseduar edhe për autostradën Nish-Prishtinë duke shtuar se nuk ka hequr dorë nga ideja e ndërtimit të saj edhe pse disa kanë thënë se është e panevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: