Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç se do të vritej nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi. Kështu pretendon dëshmitari Goran Petroviç, ish-ushtarak i Serbisë, që kishte qëndruar bashkë me Ivanoviçin në burg të Mitrovicës. Në një audio incizim, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Goran Petroviç dëgjohet tek flet me kryetarin e republikanëve të Serbisë Nikolla Sanduloviç, të cilit i rrëfen për sulmin që i ndodhi atij katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Petroviç, 15 minuta pas një rrahje brutale që kishte pësuar, kishte telefonuar kryetarin e republikanëve të Serbisë, Nikolla Sanuloviçin për t’i kërkuar ndihmë dhe për t’ia shpëtuar jetën.
Ai gjatë kësaj bisede telefonike me kryetarin e partisë republikane të Serbisë, dëshmon që ka qenë në burg së bashku me Oliver Ivanoviçin dhe se pas lirimit, ata të dy janë takuar në Beograd dhe se, sipas Petroviç, Oliver Ivanoviq ishte takuar me Aleksandar Vuçiçin, i cili e kishte kërcënuar Ivanoviçin që nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do të vritej.

Sipas Goran Petroviç, Oliver Ivanoviçi kishte paralajmërime që do të ekzekutohej nga Milan Radojiçiçi Aty ai tregon se ka qenë vetë Ivanoviç që i kishte treguar se është i kërcënuar nga Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: