SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata.

Vuçiq ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët “nuk do të zgjohen” me njohurinë se Vuçiç e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: