SARAJEVE- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me liderë boshnjakë për të diskutuar rreth kufijve shtetërorë, tregtisë, infrastrukturës dhe çështjeve të tjera ekonomike.

Tre anëtarë nga presidenca e Bosnjës, Dragan Covic, Mladen Icanic dhe Bakir Izetbegovic, kanë mirëpritur Vuçiçin në vizitën e tij të parë në Sarajevë.

Gjatë vizitës dyditore, është pritur që palët të diskutojnë çështje të rëndësishme që nga ndarja e Jugosllavisë dhe luftës së përgjakshme në Bosnje, përfshi këtu edhe çështje që lidhjen me komunitetin serb në Bosnje.

Në marrëveshjen e paqes në vitin 1995 e njohur si marrëveshja e Dajtonit, Bosnja ishte njohur si shtet, por mbeti e ndarë në dy shtete konstituive, nga federate myslimane e kroatëve dhe nga entiteti serb, Republika Srpska.

Para vizitës në Bosnje, presidenti Vuçiç është distancuar nga deklarata se “ai gjithmonë do ta respektojë Dodik, si president i Repubikës Srpska dhe të atij institucioni”.

Vuçiç shtoi se ai do e tregojë pozitën e Serbisë “ne respektojmë integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk kemi pretendime ndaj këtij shteti dhe presim që as Bosnja dhe Hercegovina dhe asnjë shtet tjetër mos të ketë pretendime territoriale ndaj Serbisë”.

Mes tjerash, Vuçiç ka diskutuar heqjen e barrierave kufitare që kanë penguar tregtinë e lirë, ndërsa pritet që të lancojë disa projekte infrastrukturore lidhur me Republikën Srpska në Bosnjë, përfshi edhe autostradën Beograd – Sarajevë, si dhe ndihma financiare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb