Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nëse dikush mendon se mund të gjendet zgjidhje në rajon pa SHBA-në, atëherë kjo është joreale dhe se nuk përkon me realitetin.

Vucic në New York ka thënë se SHBA-të janë një prej partnerëve më të mëdhenj të Serbisë dhe se ata flasin për çdo gjë me ta për t’i zgjidhur problemet, shkruan ‘Tanjug’, përcjell Klan Kosova.

“Kam pasur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, ku diskutuam për rolin e kësaj organizate në zgjidhjen e problemeve në Ballkan”, tha ai.

“Mendoj që OKB është duke u bërë më e vetëdijshme për rëndësinë tonë në rajon, por që edhe problemet që mund të ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb