Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shpreson që Kosova ta ruajë stabilitetin politik, pasi kjo është e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes dy vendeve.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se në Prishtinë më 17 shkurt “do të mbahen ndoshta demonstratat më të mëdha deri sot në Kosovë”.

“Nuk ju gëzohem problemeve që i kanë në Prishtinë”, ka thënë ai, duke shtuar se në periudhën e ardhshme do të jetë vështirë të ruhet stabiliteti në rajon, kaq i rëndësishëm për të gjitha shtetet e Ballkanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb