SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka ftuar anëtarët e Qeverisë serbe që të respektojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke ironizuar se askush nuk do të munde të ndryshojë këtë rrugë.

Vucic është shprehur i shqetësuar me përpjekjet që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që çështje e FSK të procedohet vetëm me Ligj, pa vota të serbëve dhe pa ndryshime kushtetuese.

“Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar, vetëm se shqetësohemi. Do të kishte qenë mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që e shpallen shtet të pavarur, t’u bëjnë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vucic, shkruan Periskopi.

Vucicka thënë rruga e Serbise nuk do të ndryshojë e as nuk do të varet nga dëshirat e ndonjë partie apo qeverie ne Serbi.

“Politika jonë është Evropa, por edhe ruajtja dhe promovimi i miqësive me miqtë dhe aleatët tradicionalë, si Rusia e Kina. Kjo politikë është vendosur nga institucionet e Serbisë dhe nuk do të ndryshojë me dëshirën e asnjë politikani serb”, thotë Vucic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: