Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij do të shndërrohet në liderin ekonomik të Europës Juglindore.

Nga Forumi Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës ku ndodhet me disa nga bisnesmenët më të mëdhenj serb, Daçiç tha se mundësia e rritjes së Serbisë është shumë e madhe.

“Reformat strukturore ekonomike që ne po ndërmarrim do të jenë çelësi i duhur. Nëse ne arrijmë ta menaxhojmë këtë, ashtu siç e tregojnë rezultatet e para, atëherë pritet që Serbia të shndërrohet në ‘tigrin’ ekonomik të Evropës Juglindore”, shkruan Vuçiq.

“Edhe pse e gjendur në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, Serbia është e vendosur që të krijojë një sistem ekonomik dhe social të bazuar në standardet perëndimore dhe, në të njëjtën kohë, të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike me partnerët tanë lindorë, për sa i përket investimeve dhe tregtisë”, shton ai.

(E.G/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb