SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se “është i qartë qëllimi i shqiptarëve dhe i një pjese të faktorit ndërkombëtar që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe të Listës Serbe në Kosovë”.

Vuçiç ka parashikuar se ky presion do të vazhdojë edhe më tej, edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës, që ta pranojnë themelimin e Ushtrisë së Kosovës, njoftojnë mediat serbe.

“Mund të ketë edhe raste kur njerëzve do t’u afrohen shuma prej 20-30 mijë euro që serbët të marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, me qëllimin që ta dobësojë pozitën e Serbisë dhe popullit serb”, citohet të ketë thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb