BEOGRAD– “Dëshira e Serbisë është që të zgjidhet problemi i Kosovës, në mënyrë që ajo ta luftojë falimentimin, ta zvogëlojë borxhin publik dhe papunësinë, dhe do ta zgjidhim, nëse kemi mjaftë guxim dhe përmbajtje, kemi shans që ta zgjidhim këtë problem”, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka porositur, pas takimit me kryeministrin belg Charles Michel, se do të jep gjithçka prej vetes në mënyrë që të arrihet deri te ajo zgjidhje dhe se njerëzit në Serbi nuk duhet të presin që ajo të jetë maksimaliste, por vetëm rezultat i kompromisit të pranueshëm për të dyja palët.

Michel ka theksuar se Serbia është e rëndësishme për Bashkimin Evropian, sepse ka dimension rajonal, si dhe ai i takon njerëzve të cilët e vënë pozitën strategjike rajonale në maje të prioriteteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: