SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se ndër tri prioritetet kryesore të Serbisë, është edhe zgjidhja e problemeve politike me Kosovën. Sipas tij, Serbia është e gatshme për kompromise të rënda për kërkimin zgjidhjes së problemeve të rënda.

“Është një hap fakti që në Kosovë përgjatë 4 viteve të fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje me sfond etnik”, ka thënë ai në selinë e OKB-së, transmeton Gazeta Metro.

“Po përpiqemi në stabilizimin gjithëpërfshirës në Ballkan. Kërkojmë qetësi dhe jemi kundër fyerjeve dhe sulmeve, sepse pajtimi është më e rëndësishme se gjithçka”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb