SERBI- Pasi policia e Kosovës ka ndaluar trenin e Serbisë në Rashkë, pasi kishte simbole nacionaliste, ka reaguar kryeministri i Serbisë. Gjatë deklaratës për mediat, Vuçiç thotë se shqiptarët pa leje të ndërkombëtarëve, kanë dërguar 17 mjete të blinduara për të “provokuar konflikt”.

Ai shprehet i zhgënjyer me BE-në pasi treni ishte me udhëtarë e jo tanke. Ai thotë se treni u tërhoq, pasi shqiptarët donin të arrestonin udhëtarët dhe makinistin. Ndërkaq, Vucic kërcënon se Serbia nuk do të lejojë ‘sulm ndaj serbëve në Kosovë’.

Më poshtë forcat speciale të Kosovës drejt veriut.
http://www.dailymotion.com/video/x58izey_njesia-speciale-ne-veri_news

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: