SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment ndaj çdo agresori potencial, raportojnë mediet serbe, transmeton “Zeri.info”.

Ai ka shtuar se është politika serbe ajo që duhet ta ruajë stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë. Këto deklarata Vuçiç i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë.

Më herët është raportuar se shteti i Bjellorusisë i ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia.

Ministri serb, Vulin ka thene se dhurimi i këtyre avionëve vjen pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”.

Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb