SERBI-Ministri i Mbrojtës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se KFOR-i ka informuar se gjatë festave të Krishtlindjeve mund të kishte incidente në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës.

Sipas tij, tashmë në bazën ushtarake serbe është bërë e ditur që të kontrollohet seriozisht gjithçka dhe se duhet shmangur çdo incident i mundshëm.

“Fërkimi politik në mesin e shqiptarëve në Prishtinë dhe frika e tyre e krijimit të Gjykatës Speciale është një faktor destabilizues, por kjo duhet të jetë përgjigje për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vulin, transmeton Indeksonline.

Ai tha se pavarësisht të gjithave formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm dhe se nuk pranojnë që të ekzistojë forcë tjetër e armatosur përpos KFOR-it në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: