Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon të mohojë marrëveshjen e Brukselit dhe të bisedojë për gjëra për të cilat nuk mund të ketë bisedime.

“Marrëveshja e Brukselit është më tepër se sa e qartë. Ajo është nënshkruar me obligime të qarta dhe precize që përbën asociacionin dhe ajo nuk është OJQ. Haradinaj është i vetëdijshëm për faktet se marrëveshja e Brukselit nuk punon në favor të pavarësisë së Kosovës dhe ai do të bëjë çmos që marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet”, tha Vulin në Aranxhelovc./kp

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: