Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që thotë se “nëse BE-së s’ka kapacitete për të ndihmuar, duhet të tregojë”, paraqet kërcënim për paqen dhe dialogun në Bruksel dhe mbi të gjitha, sipas tij për serbët në Kosovë.
Vulin ka thënë se Haradinaj rrezikon paqen jo vetëm brenda, siç pohon “zonës tonë”.

“Terroristi do të përsëriste krimin për të cilin nuk është dënuar”, ka thënë Vulin për Haradinajn, shkruan TV Most, përcjell Klan Kosova. “Haradinaj e ka nisur dëbimin e serbëve, por nuk do ta përfundojë këtë. Edhe BE do të thotë më në fund se kërcënimet e paqes vijnë nga Prishtina”, ka thënë Vulin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: