PRISHTINE – Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi sot se protesta e radhës do të zhvillohet më 4 shkurt, në orën 12:00.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të marshuar më pas drejt sheshit “Skënderbe”.
Kërkesat e kësaj proteste janë të njëjta me ato të herës së kaluar, shkarkimi i ministrit Aleksandar Jabllanoviç dhe shpallja ndërmarrje publike e kombinatit metalurgjik “Trepça”.
Kjo protestë pason protestën e së martës, e cila përfundoi me përleshje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: