Mitralozi me fuqinë më të madhe të zjarrit, që ndodhet ende në përdorim ushtarak, është “M134 Minigun”. Kjo armë, e dizajnuar në fund të viteve të 60-ta për helikopterët dhe mjetet e blinduara  sipas librit të rekordeve botërore Guinnes  ka kapacitetin prej 6,000 të shtënash në minutë, ose 100 të shtëna në sekondë. Çfarë të thuhet tjetër, “M134 Minigun” është vërtetë armë e frikshme, e cila nxjerrë dhjetë herë më shumë plumba të kalibrit 7.62 mm se një mitraloz i zakonshëm. Megjithatë, përveç kapacitetit të frikshëm të tij ky mitraloz sot mund të duket një lodër e thjeshtë, krahasuar me një shpikje tjetër vrastare.

Në vijim ju prezantojmë “The Metal Storm gun”, prototipin e një arme shkatërruese me 16,000 të shtëna në sekondë, respektivisht 1 milion të tilla në minutë. Kjo armë automatike,  sistem automatik, është zhvilluar nga një kompani e armëve nga Australia me të njëjtin emër. Në vitin 2007, Metal Storm Inc. nënshkroi një kontratë për furnizimin e ushtrinë amerikane me këtë lloj të armës vrastare, e cila tani për tani është e dedikuar për anijet luftarake, pra marinën, raporton Business Insider. Në video e mëposhtme u sjellim në vijim  të shihni se si duket puna e kësaj arme vërtetë të frikshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb