“Ka disa klube të mëdha që janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë”.

Agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka frikësuar tifozët e Interit.

Ajo deklaroi që ka skuadra të interesuara të paguajnë klauzolën e Icardit.

“Ka disa klube të mëdha që janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke parë shifrat që po qarkullojnë në futboll për momentin dhe për llojin e lojtarit që është Icardi, nuk është edhe aq mbresëlënëse”, deklaroi Wanda.

“Ka shumë klube që po ushtrojnë presion, por prioriteti është Inter. Do të ketë një takim me drejtorin sportiv dhe prioriteti është të qëndrojë.

“Më irriton fakti se Mauro nënvlerësohet, duke parë që e kërkojnë tre ekipet më të mëdha në botë”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb