Policia ka evakuuar të gjithë personat që gjendeshin në terminalet e stacionit hekurudhor Union në Washington, pas paralajmërimit për një bombë.

https://twitter.com/nwoconnor/status/758413548217331712

“Kemi marrë kërcënime se në atë vend është vendosur bombë”, ka thënë një polic për Reuters. Policia ka marrë një telefonatë për një pako të dyshimtë në stacionin hekurudhor Union në Washington dhe një paralajmërim për bombë. Menjëherë janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin në stacion. Por pas verifikimeve policia nuk ka gjetur asgjë. Pas alarmit të rremë gjthçka është kthyer në normalitet dhe trenat janë nisur sërish. Stacioni Union ndodhet afër ndërtesës së Capitol Hill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: