Përdorues të WhatsApp bëhuni gati për më shumë mesazhe që do t’ju vinë në Facebook, ku WhatsApp do ta shpërndajë numrin tuaj të celularit.

Kompania prezantoi në një blog post llojet e ndërveprimeve që do tu ofrohen përdoruesve me anë të këtij shërbimi. Për shembull ata mund të marrin në celularin e tyre njoftime nëse udhëtimi i tyre është shtyrë apo njoftime nga banka në lidhje me transaksionet etj.

Ndërkohë që mesazhet do të qëndrojnë ta pahapura, numri i telefonit do të jetë i lidhur edhe me Facebook. WhatsApp këtë vit tha se numri i telefonatave që bënin përdoruesit e tij në ditë ishte rreth 100 milionë, çka do të thotë se do të ketë një numër shumë të madh të tyre që do të lidhen me rrjetin social.

Kjo mendohet ta konslolidojë miqësinë tuaj në Facebook në lidhje me rrethin që keni në WhatsApp dhe t’i hapë rrugë lidhjeve më të lehta të biznesit të kompanive dhe njerëzve që kanë interesa të përbashkëta. Kjo do të bëjë që edhe përmbajtja e reklamave të publikuara në Facebook ti përmbahet po lidhjeve tuaja të WhatsApp, citon Krokodili.

Kompania thotë se do ta testojë cilësinë e re gjatë muajve të ardhshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: