Bëhet realitet! WhatsApp kodon më në fund mesazhet e dërguara në aplikacion nga të gjithë përdoruesit (numri i të cilëve ka arritur në më shumë se 1 miliard). Aplikacioni nën pronësi të Facebook është tani rrjeti i dytë social më popullor, pas Facebook-ut, i cili ka rreth 1.5 miliardë përdorues.

Kodimi end-to-end është shfaqur për herë të parë tek pajisjet Android në vitin 2014, por tani do të ofrohet tek të gjitha platformat (iOS, Android, Windows, S60, S40 dhe BlackBerry OS, shkruan krokodili. WhatsApp do të kodojë të gjitha mesazhet, telefonatat, fotot, dhe videot. Përveç kësaj, WhatsApp nuk do t’i ruajë mesazhet në serverët e saj sapo të dërgohen tek marrësi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: