Kohët e fundit është thënë se WhatsApp kishte filluar të mbështeste më shumë lloje të shërbimeve tjera të jashtme dhe tani duket se më shumë karakteristika po vijnë në aplikacionin e famshëm të mesazheve.

WhatsApp duket se po e provon mbështetjen për YouTube të Google në kuadër të aplikacionit, në momentin kur klikoni një lidhje me YouTube dhe dilni nga aplikacioni WhatsApp.

Me këtë tipar të ri, linket e YouTube do të lëshohen drejtpërdrejt brenda aplikacionit në vend që të të çojnë në një tjetër aplikacion të jashtëm për të lëshuar videon.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: