WikiLeaks ka krijuar një sajt të ri, i cili ngjason shumë me gjigantin e kërkimit që të gjithë e njohim, Google. Vizitorët e këtij uebsajti u mirëpritën me një pamje mjaft të njohur po edhe paksa konfuze. E gjithë kjo është bërë për një motiv shumë të rëndësishëm. Krijuesi i WikiLeaks, Julian Assange, do të tërheqë vëmendje për librin e tij të shkruar së fundmi, i titulluar “Kur Google njohu WikiLeaks-in”. Sipas Assange, Google është mirëpritur shumë mirë nga qeveria amerikane.

WikiLeaks pati publikuar më parë një transkriptim të një bisede sekrete ndërmjet Eric Schmidt të Google-it dhe Assange e zhvilluar në vitin 2011 dhe që zgjat për 5 orë. Schmidt e përfshiu atë në librin “Mosha e re Digjitale”. WikiLeaks ka nxjerrë në shitje edhe bluza me logon e re, të ngjashme me Google-in, që kushtojnë 21 dollarë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: