Shtëpia diskografike Diplo, po punon më vijën melodike që supozohet të lançohet këtë të premte, bazuar në parashikimet e Billboard.

Uill Smith ka vendosur t’i kthehet sërish muzikës, duke e rifilluar me rregjistrimin e himnit të Kupës Botërore 2018 me Nicky Jam dhe me këngëtaren e popit nga Kosova, Era Istrefin.

Sipas Billboard dhe publikimeve të lajmeve të tjera, lançimi i kësaj kënge do të bëhet me datë 25 maj, dhe shtëpia diskografike që e ka marë përsipër është Diplo.

Kënga zyrtare e Kupës së Botërorit performohet zakonisht në fillim ose në fund të ceremonisë. Pitbull dhe Jennifer Lopez performuan We Are One në hyrje të ceremonisë së 2014-s ndërsa Shakira me Waka Waka, e mbylli këtë kompeticion në 2010-n.

Në fillim të këtij muaji, një zëdhënës i FA konfirmoi se nuk do të kishte këngë zyrtare për ekipin e Anglisë. Këngët e mëparshme zyrtare përfshijnë World in Motion nga New Order në vitin 1990, World at Your Feet by Embrace në vitin 2006 dhe një version i riprodhuar i Take That’s Greatest Day në 2014. Viti me himnin më popullor të Kupës së Botës në Mbretërinë e Bashkuar mbetet 1998, në Topin e Botës, të interpretuar nga Ian Mçulloch, Spice Girls dhe të tjerë – duke arritur në Top 10, por duke u lënë në hije nga gjurmët e këngës jozyrtare Vindaloo nga Fat Les. /The Guardian-Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb