Ylli brazilian është transferuar këtë verë tek Paris Saint-Germain nga Barcelona dhe është bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Xavi rrëfen sesi Neymar u kishte treguar që do ta linte Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së. Për të blerë Neymarin nga Barcelona, skuadra e PSG ka paguar 222 milionë euro.

Ish-mesfushori i katalanasve, ka thënë se braziliani ua kishte bërë me dije dëshirën e tij për t’u larguar në dasmën e Messit në muajin korri.
“Ai na tha në dasmën e Messit se donte të ndryshonte ekip”, ka deklaruar Xavi.

“E pyeta pse donte ta bënte një gjë të tillë? Ai mu përgjigj: ‘Nuk jam i lumtur në Barcelonë, preferoj të largohem, të kem një eksperiencë të re në Paris Saint-Germain’. Fundja ky ishte vendimi i tij dhe ne duhet ta respektojmë”, ka theksuar spanjolli.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb