TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, duket se ka nisur me këmbë të mbarë punën e tij në këtë institucion.

Sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me z.Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.

Zoti Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Ata diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: