TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk mund t’i shpëtonte një përgjigjeje për letrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës.

Basha është pyetur sot nga gazetarët duke dhënë komentin e tij për kërkesën e Xhafajt, i vënë para akuzës nga opozita së bashku me kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës.

Basha e quajti një akt të dënueshëm letrën dhe tha se i vetmi informacion që mund t’i jepte prokurorisë ishte të gjurmonte Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn.

“Kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafaj. Është vendosja edhe de juro edhe e prokurorisë në urdhrat e qeverisë, ministrisë së brendshme. Informacioni më i sigurt që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën. Uroj që kjo përgjigje të mos mjegullojë shqetësimet për ekonominë të opozitës”, deklaroi Basha.

Sot Ministri i Brendshëm i ka dërguar Prokurorisë një letër në të cilën i bëhet thirrje që tu marrë dhe pyetur ju dhe z Berisha lidhur me drogën e Maminasit. Si e komentoni këtë letër të ministrit të Brendshëm për Prokurorinë dhe a do të ishit të gatshëm të shkonit në Prokurori?

Basha: Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, Ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe de juro e Prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn.

Uroj që përgjigjen ndaj kësaj pyetje dhe ndaj këtij akti të dënueshëm të mos e mjegullojë apo të mos shkojë në kurriz të mesazhit për ekonominë të dhënë nga FMN-ja dhe shqetësimeve që përsërita sot në emër të opozitës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb