LONDER– Përvoja britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë do të jetë modeli i realizimit të këtij procesi në Shqipëri. Këtë e ka shprehur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga Londra, ku ndodhet për një vizitë pune.

Përmes një postimi në “Twitter”, ministri Xhafaj shkruan se:

Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe.
28233611_10216109404877675_887927464_n

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb