TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj sulmoi sot LSI-në, ndërsa e cilësoi atë parti SHPK. Nga mitingu përmbyllës i PS-së në Tiranë, Xhafaj tregoi mes të tjerash dhe një peng që kishte pasur në zemër, që ishte dëshira e madhe e socialistëve për të miratuar reformën në drejtësi.

Ai theksoi se data 25 do të ndajë qytetarët nga zyrtarët e korruptuar dhe politikanët që duhet duhet të përgjigjen penalisht për shkeljet që kanë bërë.

“Nuk do votoni për parti shpk, që duan të shkëmbejnë votën e shqiptarëve me një thes me miell apo me një zarf, që do t’u marrin jo 4 dit,ë por 4 vjet. Në 25 qershor ju të gjithë tiranasit, shqiptarët kudo ku janë do hedhin një votë për të bërë shtet. Dhe shtet mund të bëjë PS me kryeministër Edi Ramën. Dua të them diçka që e kam peng në zemër, 4 vjet më parë PS bëri disa premtime. Por ndërmjet tyre bëri një premtim që shqiptarët kishin 25 vjet, një dëshirë për të bërë drejtësi në këtë vend. PS ju dha shpresë shqiptarëve se mund të ketë drejtësi në këtë vend. PS dhe Rama kryeministër ju dha mundësinë shqiptarëve për të bërë reformën në drejtësi. Në 25 qershor do ndahemi nga zyrtarët e korruptuar, nga politikanët e korruptuar, por e kanë vendin në përgjegjësi penale që të përgjigjen për atë që kanë bërë”, tha Xhafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: