Taulant Xhaka, mesfushori i Bazelit dhe kombetares së Shqipërisë feston sot 25 vjetorin e tij të lindjes. Ashtu si për çdo futbollist tjetër, presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, ka uruar lojtarin grintoz në faqen e tij në internet.

Taulanti së fundmi është krisur me trajnerin De Biazi dhe për këtë arsye jo më larg se dje deklaroi se nuk do ishte më pjesë e përfaqësueses kuqezi deri në momentin që italiani të ishte në krye të pankinës.

Për këtë arsye, mendohej për një ftohje të marrdhënieve të tij edhe me kreun e FSHF-së, por siç duket nga komenti i tij në postimin e Dukës, kjo nuk është e vërtetë. Xhaka shkruan: “Faliminderit President”!.
xhaka e duka
Pas vendimit të mesfushorit për t’u larguar nga Kombëtarja, të shumtë ishin tifozët të cilët i shkruajtën duke i bërë thirrje të kthehej aty ku i takon, për të kontribuar në skuadrën e të gjithë shqiptarëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb