Në minutën e 30-të, Taulant Xhaka ka shënuar një super gol ndaj CSKA Moskë, pas një aksioni personal. Ja dhe goli i mesfushorit kuq e zi.


Xhaka dhe Albian Ajeti kanë nisur këtë ndeshje nga fillimi për kampionët e Zvicrës, që në takimin e kaluar kishin mundur Benficën me rezultat bindës 5:0.

Ky është goli i parë për Xhakën këtë edicion në grupet e Ligës së Kampionëve. Ai mori një top në mesfushë dhe shënoi një super gol nga rreth 20 metra. Pjesa e parë përfundoi 0:1 për Baselin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: