TIRANE – Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’ Xheni dhe Benardi ishin një ndër çiftet më të përfolur në media, por edhe pas daljes, pavarësisht se janë ndarë, përsëri vazhdojnë të komentohen.
Screenshot_9-8
Herë pas here kemi parë sinjale nga Xheni e cila me sa duket kërkon me ngulm rikthimin me ish të dashurin e saj. Së fundmi Xheni ka postuar një foto në rrjetet social i cili duket si një dedikim i pastër për Benardin.
Screenshot_10-5
“Do të mbetesh gjëja më e bukur nga të gjitha gjërat e bukura, së cilës nuk kam ditur t’i jap shpjegim”.Pas këtij postimi ish-banorja ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ horoskopin e shenjës së saj dhe fokusin e ka përqendruar tek dashuria.

Në këtë parashikim për Xhenin shkruhet se ajo do të ketë një rikthim me një person me të cilin i ka ndërprerë marrëdhëniet. “Horoskopi parashikon që përmes dialogut me një person, me të cilin i keni ndërprerë marrëdhëniet do të ketë një rikthim si me magji”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: