TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe një takim me përfaqësues të shoqërisë civile ku ka qenë e pranishme edhe një ndër aktivistet më të mëdha të komunitetit LGBT në Shqipëri, Xheni Karaj. Në një lidhje telefonike për News24, Karaj ka treguar se çfarë është folur gjatë takimit të sotëm me sekretarin Kerry. Ajo tha se ky ishte një mësim për klasën politike shqiptare, e cila sipas saj kompleksohet kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj çështjeve LGBT. Por ndryshe nga klasa politike, Karaj tha se John Kerry, Hillary Klinton dhe vetë presidenti Obama janë shumë aktivë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

Gjithashtu ajo tha se i ka shprehur shqetësimin sekretarit amerikan për kërkesat e komunitetit LGBT për ndryshimin e kodit të familjes dhe lejimin e bashkëjetesës mes gay-ve dhe lesbikeve.

Çfarë shqetësimesh ngriti shoqëria ciivle sot për sekretarin amerikan John Kerry?
Takimi i sotëm me shoqërinë civile ishte një tjetër mësim për klasën politike shqiptare, e cila e ka drejtuar dhe vazhdon ta drejtojë vendin e shkëputur nga realiteti.

Shoqëria civile në pjesën më të madhe të kohës më shumë është instrumentalizuar se është dëgjuar dhe kuptuar nga politika shqiptare.

Përsa i përket problematikave që ngrita unë, një ndër çështjet kryesore është që ndryshe nga politikanët tanë që kompleksohen kur bëhet fjalë për mbështetjen publike nga çështjeve LGBT, sekretari amerikan Kerry, gjithashtu edhe Hilary Clinton dhe vetë Obama janë personat që janë më aktivë në mbështetjen e të drejtave të komunitetit LGBT

Dhe këtë sekretari Kerry e tregoi edhe sot gjatë takimit, duke treguar interes për situatën e komunitetit LGBT dhe mbështetjen e plotë për të gjithë personat LGBT në Shqipëri.

Cili ishte shqetësimi që ju ngritët?
Një ndër shqetësimit, duke qenë se është edhe Shën Valentini dhe unë po e përmend janë edhe ndryshimet që ne kemi propozuar në kodin e familjes ku bashkëjetesa të njihet jo vetëm mes personave të seksit të kundër por edhe mes personave, çifteve gay dhe çifteve lesbike.

Cili ishte mesazhi i John Kerryt në këtë rast?
Në Amerikë ishte një betejë që ka zgjatur për më shumë se 15 vite, kjo ishte edhe ajo çka tha zoti Kerry, mendoj se edhe në Shqipëri do kërkojë kohën e vetë.

Por jemi në momentin e duhur që duke marrë role models, modelet e Amerikës dhe modelet e vendeve të tjera të zhvilluara mendoj që është momenti i duhur që këto hapa të ndërmerren edhe në vendin tonë.

Ky ishte takimi që zgjati më tepër në kohë. Cili ishte mesazhi për shoqërinë civile?
Mesazhi që përcolli për shoqërinë civile është që gjithmonë duke qëndruar dhe punuar bashkërisht do arrijmë shumë më tepër gjëra.

Mendoj që është diçka që edhe vetë shoqëria civile e ka kuptuar, që do jemi më të fortë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: