TIRANE – Së shpejti tregut muzikor shqiptar pritet t’i shtohet edhe një këngë e re argëtuese. Kënga është një bashkëpunim i Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarët të cilët kanë potuar një foto së bashku në rrjetet sociale dhe lajmërojnë për projektin e ri.

“Çika, çika”, titullohet projekti i radhës i të dy këngëtarëve shqiptar. Së fundmi Xhensila Myrtezaj ka qenë temë e mediave rozë ku është folur shumë rreth shtatzënisë së saj.
Ndërsa Ardiani pak muaj më parë solli këngën “Arigato”, i cili deri më tani është parë rreth dy milionë herë në YouTube.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb