SHBA – Në Amerikë nëse arrin të hysh në botën e artit apo modës, s’është çudi që në studiot fotografike apo aktivitete të ndryshme të takosh personazhe të njohur, me famë ndërkombëtare.

Këtë herë dikush është ndeshur me Selena Gomez. Kështu i ka ndodhur edhe Xhesika Berberit, e cila jeton prej vitesh në New York në kërkim të kontratave të rëndësishme me kompanitë e njohura. Modelja shqiptare, ka takuar këngëtaren e njohur, Selena Gomez.

Shumë emra të njohur rreth këngëtares dhe një karrierë e suksesshme, por duket se ajo ka mbetur një vajzë e thjeshtë.Në videon e postuar në Instragram nga Xhesika, shohim Selenën që përqafon me shumë dashuri modelen shqiptare.

Veç kësaj dallojmë që është dhe më e vogël në trup sesa Xhesika. Selenës i mjaftojnë 1.65 m e saj për karrierën si këngëtare dhe aktore.

@selenagomez you’re just amazing ❤️

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: