TIRANE – Pas përfundimit të intervistës së saj në Zonë e Lirë, Xhesika Ndoj nuk ka mbajtur gojën dot gojën mbyllur. I pyetur nga moderatori Çani se si janë raportet me këngëtaren Gugu, ajo i është përgjigjur se e ka shoqe dhe i uron shumë suksese.

Ndërsa për thashethemet që kanë dalë në media se Gugu i ka marrë të dashurin Xhesikës, një biznesmen tetovar, Xhesika ka thënë unë e lashë të dashurin pasi atij i mbaruan lekët, tani se si ecin gjërat me Gugun mua s’më intereson.

Edhe pse tha se e ka shumë xhan dhe nuk ka asnjë konflikt apo xhelozi me Gugun, Xhesika Ndoj nuk ka ndenjur pa e thumbuar Gugun, për të dashurin e njëjtë që ato kanë pasur.

“Për çfarë të mërzitem për të dashurin që kisha unë? I mbaruan lekët e lashë. E kam kolege nuk kam gjë me të”!

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb