Para se të hynte në politikë, Yanis Varoufakis, Ministri grek i Financave, i cili është në qendër të debatit mes Athinës dhe Institucioneve Europiane lidhur me situatën ekonomiko-financiare me të cilën përballet shtetit Helen, në vitin 2008, në nisje të krizës europiane shkroi një analizë të thellë dhe të detajuar lidhur me shkaqet e krizës dhe sesi e majta në përgjithësi mund të mësojë nga gabimet e Marksit.
Me titullin, “Si u bëra një Marksist i pandreqshëm” Varoufakis jepte një përshkrim të eksperiencës së tij bazuar pikërisht në studimet e Marksit. “Në vitin 2008, kapitalizmi kaloi fazën e dyte spazmatike globale. Kriza financiare krijoi një reaksion zinxhir që e shtyu Evropën në një spirale në rënie që vazhdon edhe sot. Situata e tanishme e Evropës nuk është vetëm një kërcënim për punëtorët, për të varfrit, për bankierët, për klasat shoqërore ose, në të vërtetë për kombe. Jo, qëndrimi aktual i Europës përbën një kërcënim për qytetërimin si ne e njohim atë. Nëse prognoza ime është e saktë dhe ne nuk jemi duke u përballur vetëm me një tjetër rënie ciklike që së shpejti do të kapërcehet, pyetja që lind për radikalët është kjo: duhet ta mirëpresim këtë krizë të kapitalizmit evropian si një mundësi për të zëvendësuar atë me një sistem më të mirë? Apo duhet të shqetësohemi aq shumë sa te nisim një fushate për stabilizimin e kapitalizmit evropian? Për mua, përgjigjja është e qartë. Kriza e Europës ka shumë më pak gjasa që të lindë një alternativë më të mirë për kapitalizmin se ajo thjesht krijimin e forcave të rrezikshme regresive që kanë kapacitet për të shkaktuar një gjakderdhje humanitare, duke shuar shpresën për çdo masë progresive për brezat që vijnë.
Unë ndaj mendimin se ky Bashkim Europian është i klasifikuar me një deficit të madh demokratik që, në kombinim me mohimin e arkitekturës monetare të unionit, i ka vënë popujt e Evropës në një rrugë drejt recesionit të përhershëm. Një pjesë e mirë e punës sime duke përfshirë edhe tezën time të doktoraturës ia kam kushtuar analizave të Marksit. Por çfarë ka bërë Marksi për ne? Pothuajse të gjitha shkollat e mendimit, duke përfshirë edhe ato të disa ekonomistëve progresivë, pretendonin se Marksi ishte një figurë e fuqishme, por shumë pak nga kontributi i tij mbetet i rëndësishëm sot. Unë lutem që kjo të ndryshojë. Përveçse ka kapur dramën themelore të dinamikës kapitaliste, Marksi ka dhënë mjetet për tu bërë imun ndaj propagandës toksike të neoliberalizmit.
Për shembull, ideja se pasuria është prodhuar privatisht dhe pastaj është ndarë nga një shtet gati i paligjshëm, përmes tatimeve, është e lehtë të kuptohet nëse një person nuk ka qenë i ekspozuar për herë të parë ndaj argumentit prekës të Marksit se pikërisht vlen e kundërta: pasuria është prodhuar në mënyrë kolektive dhe pastaj është ndarë privatisht nëpërmjet marrëdhënieve shoqërore të prodhimit dhe të drejtave pronësore që mbështeten, për riprodhimin e tyre, pothuajse ekskluzivisht në ndërgjegjen e rreme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: