Disa zakone që keni, janë të këqija dhe ju e dini. Për shembull, kur shpenzoni më shumë kohë në kolltukun tuaj dhe jo në palestër. Por kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës suaj, zakonet duhet të ndryshojnë me patjetër. Më poshtë do të përpiqeni të kuptoni se çfarë po e dëmton lëkurën tuaj pa e kuptuar. Është koha që të hiqni dorë nga këto zakone, para se të arrini të 30-tat.

1.Flini me fytyrën e papastruar nga makijazhi

Është një e vërtetë universale për bukurinë: Gjumi është i shkëlqyer për lëkurën tuaj, pasi brenda natës, qelizat tuaja të lëkurës marrin shans për të riparuar dëmet e ditës. Për sa kohë që ju keni fytyrën me makijazh, nuk ka praktikisht asnjë mënyrë për të arritur gjallërim të saj.

2.Aplikimi i kremit për diellin vetëm një herë në ditë

Kremi kundër rrezeve të diellit zgjat vetëm dy orë kështu që është e nevojshme që të aplikoni kremi gjatë ditës, disa herë.

3.Nuk pastroni fytyrën me scrub rregullisht

Ju duhet të pastroni qelizat e vdekura të lëkurës së pari për t’u dhënë produkteve të bukurisë, një mundësi për të qenë efektive.

4.Të qëndrosh zgjuar më shumë sesa duhet

Nëse jeni duke shkelur orarin e gjumi, nuk jeni vetëm duke sakrifikuar burimin e energjisë, por edhe shëndetin e lëkurës suaj. Nëse e anashkaloni, fytyra juaj nuk do të rigjenerohet.

5.Përdorimi i furçave të kozmetikës pa i pastruar.

Së bashku me punët e tjera që bëni për shtëpinë tuaj, edhe pastrimi i furçave është thelbësore. Sa herë që furça juaj prek fytyrën, ajo mbledh baktere, të cilat pastaj mund të varen dhe të rriten – dhe pastaj të kthehen në fytyrë kur e përdorni përsëri.

6.Nuk heq dorë nga sheqeri

Hulumtimet tregojnë se ushqimet me përbërje të lartë glicemie, si buka e bardhë dhe ushqimet me sheqer, janë të lidhura ngushtë me aknet e fytyrës, ndërsa ushqime me glicemi të ulët, të tilla si shumica e frutave dhe fasulet, nuk janë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: