TIRANE – Rrudhat janë një pjesë e pashmangshme që ndodhin kur kalon një moshë të caktuar. Por, përveç kësaj rrudhat mund të formohen edhe si shkak i pakujdesive që bëni në jetën e përditshme.
Ja cilat janë zakonet që ndikojnë në shfaqen e rrudhave:
Pirja e duhanit: Sipas dermatologëve, duhani është një nga shkaktarët kryesorë të formimit të rrudhave.
Dieta ushqimore: Nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme, dieta ushqimore luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për parandalimin e rrudhave.
Alkooli: Alkooli bën që lëkura të humbasë elasticitetin dhe të fillojë të rrudhoset si shkak i dehidratimit. Alkooli ndikon në dehidratimin e trupit.
Mos heqja e make-up: Është shumë e rëndësishme të hiqni make-upin kur flini gjumë. Make upi nuk lejon ajrosjen e lëkurës dhe për pasojë ndikon në shfaqjen e rrudhave, transmeton shëndeti.
Lyerja në mënyrën e gabuar: Asnjëherë nuk duhet të lyeni sytë në drejtim të kundërt. Ky veprim mund të shkaktojë rrudhosjen e lëkurës.
Mënjanimi i kremit të diellit: Rrezet e diellit janë shkaktari numër një i shfaqjes së rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Zgjidhni një krem dielli me spf mbrojtës si në dimër ashtu edhe në verë.
Gjumi: Është një nga rutinat më të rëndësishme për qetësimin e trupit dhe organizmit. Gjumë i mirë do të thotë edhe lëkurë e mirë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb