TIRANË- Një komedi ku gërshetohet trilleri dhe muzikali që vërtitet rreth misterit të një vrasje ka korrur sukses të madh në teatrin e qytetit të Korçës po ashtu edhe në kryeqytet. Por, vënia në skenë e saj ka detyruar një nga aktoret e shfaqjes “8 Femrat”, Zamira Kitën që mban edhe postin e drejtoreshës së teatrit “Andon Zako Çajupi” të zhvendoset përkohësisht këtu.

irena-kita

irena-kita-vepra-ne-skene

irena-kita-2
Zamira Kita ka rrëfyer sot në studion e emisionit “Chic” në News 24 prapaskenat e shfaqjes vetëm me femra, se si lindi ideja për të.

“Ideja ishte e regjisores, Driada Dervishi për ta vënë këtë komedi në skenë. I flinte në dëshirat dhe ëndrrat e saj dhe pasi biseduam me Yllka Mujon thamë pse jo, të godisnim fort vetëm me ferma”,- thotë ajo, siç raporton BalkanWeb.

Por përveç duartrokitjeve pafund që kanë marrë, Kita pranon që puna me femra është e bukur, e mbushur me sharm, grint pse jo edhe me intriga. “Të gjitha femrat duan të punojnë fort. Ku ka vajza ka shumë sharm, humor, grint, por ka edhe intriga”,- tha Kita më tej.

E në përfundim, Kita thotë se ka edhe një femër tjetër për të falenderuar. Nuk është pjesë e komedisë, por është vjehrra e saj. Aktorja thotë se pa ndihmën e saj nuk do ia kishte dalë.

“Unë e falenderoj, pa ndihmën e saj do kisha dështuar. Më ka ndihmuar pafund, sidomos me vajzën. Edhe Benin bashkëshortin që më kupton. Unë tani jam në Tiranë ai në Korçë, por më mbështet”,- vijoi aktorja e njohur rrëfimin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: