LEZHE-Kandidati për deputet i PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon sot, ku shfaqej rivali i tij për këtë qark, Viktor Tushaj duke i dhënë një zarf me para anëtarit të LSI-së, Gjovalin Gjini.

Ky i fundit u dhunua nga disa persona të maskuar, ndërsa pohoi se ata ishin militantë të PS-së. Ndreu me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut iu kundërpërgjigj Tushajt, lidhur me përgjigjen e këtij të fundit se zarfi ishte pjesë e traditës së kafesë.

Sipas ligjvënësi të PS-së, me këtë veprim Tushaj fyeu traditën.

MESAZHI I NDREUT
“Viktor! Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf! Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep. Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: