GREQI– Pas arrestimit te 31 personave ne Greqi pak ditë më parë, mes të cilëve 27 shqiptare, të dyshuar për mbi 4000 grabitje në stacione trenash, metro dhe aeroporte, media greke zbulon te tjera detaje. Kështu në krye te grupit, qëndronte një shqiptar 32-vjec dhe një shqiptare 35-vjec. Kjo e fundit ishte arrestuar për herë të parë në Greqi në vitin 1999 nga staciono policor i Pagratit, ndërkohë që dy vitet e fundit është arrestuar 8 here për vjedhje.

Madje një herë, teksa ndodhej e arrestuar ne stacionin policor të Kalitheas, ajo jepte udhëzime për grupin përmes telefonit. Shqiptarja ishte përgjegjëse për ndarjen e detyrave te grupit, dërgimin e celulareve në Shqipëri, ndarjen e parave për grupin ndërkohë qe kryente edhe vete grabitje.

Sakaq 32-vjecari ishte arrestuar në fillim 2015 për pjesëmarrje në një bandë te ngjashme grabitësish ndërsa për here te fundit u arrestua në gusht për grabitje në stacionin Sintagma. Banda vepronte në orët e mëngjesit 07.00-09.30 dhe pasdite 05.00-09.00, në oraret e fluksit. Në foton e publikuar nga mediat greke e cila mban datën 16 gusht 2017, duket një shqitpar të cilin policia greke e etiketon me emrin Amaralido ose Kostandin.

Ja një bisede e përgjuar mes dy pjesëtarëve të bandës me 35-vjecaren shqiptare ne 16 qershor:
A: Ku je moj?
B: Ne Ethniki Amina.
A: Ku je, ste kemi pare ne dy trena.
B: Vëlla, punoj aeroportin per lart.
A: Ikëm ne, dolëm
B: Pse?
A: Sepse nuk pame ty, thamë diçka ndodhi dhe ikëm dhe ti nuk e cojë
B: Ne pune, o njeri…

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb