Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando. 4 prej tyre që kishin shkuar për një trajnim në Londër nuk janë kthyer më në vendin e shërbimit duke ngritur alarmin në Ministrinë e Mbrojtjes. Ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe. Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmoi lajmin duke shtuar se ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori. Lapsi.al shkruan se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci dhe se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqipëri, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.

236

155

Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes dhe cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s. Tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Reagimi zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes për rastin:
Ministria e Mbrojtjes: Çështja e dezertorëve në hetim
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit të dezertimit të 4 komandove shqiptarë në Londër. Ministria deklaron se 4 ushtarët që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Ndaj tyre është depozituar kallëzimi penal për dezertim, ndërsa prej disa javësh, çështja është në hetim. “Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese” deklaron ministria.

Burimi: http://lapsi.al/2017/11/16/ekskluzive-cilet-jane-emrat-e-komandove-qe-nuk-u-kthyen-nga-anglia

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb