Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga përgjimet që janë pjesë e dosjes të grupit të narkotrafikut të drejtuar nga Klement Balili.

Në këto telefonata ai thirrej me pseudonimin “Kelly” ose “Keli”.

Ai orientonte shpërndarësit se si të kalonin lëndën narkotike nëpërmjet kamionëve.

Po sipas medieve greke, Balili siguronte drogën dhe e dërgonte atë në Greqi duke përdorur motoskafë të shpejtësisë së lartë.

Nga ishujt grekë të Jonit ajo kalonte në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.

Nga përgjimet ka dalë se 44-vjeçari kishte planifikuar të transportonte 60 kg kokainë vetëm 5 ditë pas sulmeve terroriste në Paris ku u vranë 130 persona.

Rritja e nivelit të alarmit në Belgjika, Francë dhe Itali bëri që të rriteshin masat e sigurisë në pikat doganore.

Në telefonata është kapur duke urdhëruar shtyrjen e dërgesave.

Një tjetër rast ishte në prill 2015 kur grupi i tij u përpoq që të dërgonte kokainë nga Belgjika në Oslo të Norvegjisë përmes një kamioni transporti ndërkombëtar.

Megjithatë dërgesa u pezullua për shkak se kamioni ishte më i madh sesa madhësia që lejohej në Norvegji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb