TIRANE- Dëshmia e 35-vjeçarit Saimir Zalli para uniformave blu, ka zbardhur edhe motivet përse ai hipi në majë të vinçit pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet. Shkak për këtë veprim ekstrem të tij, ku për 60 minuta kërcënonte se do të vetëvritej, duket se është divorci me gruan.

Prej viti 2015 ai është divorcuar, ndërsa thotë se ish-gruaja nuk e lejon të takojë fëmijët.

35-vjeçari nga Lezha tha para policisë se ish-gruaja e akuzon për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Pasditen e sotme, përreth 60 minuta, Saimir Zalli ka qëndruar mbi një vinç, ku ka kërkuar praninë e Prokurorit për të zgjidhur problemin e tij.

Informacion paraprak:
Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur policia dhe zjarrëfiksja.

Pas negociatave të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite nga vinçi.

Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: