TIRANE- “BalkanWeb” siguron kallëzimin penal të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, i shkarkuar një ditë më parë me urdhër të Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Në kallëzimin prej disa faqesh të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, Gina e akuzon kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku për kryerjen e veprës penale të «shpërdorimit të detyrës», ndërsa kërkon që kjo e fundit të mos ushtrojë më detyrën si dhe t’i nënshtrohet një ekspertimi psikiatriko ligjor, për të verifikuar gjendjen e saj mendore, duke e cilësuar të rëndë e gati kriminal vendimin e marrë nga kryeprokurorja.

Referuar gravitetit të shpërdorimit të detyres te kryer nga ana e te kallzuares, me dashje direkte dhe me veprime aktive kriminale, duke perdhosur Kushtetuten dhe mosperfillur ligjin, referuar densitetit dhe vazhdimesise se veprimtarise kriminale te saj, te cilat demtojne vete interesat e ligjshme te shtetit, paraprakisht kerkojme qe, menjehere pas rregjistrimit te ketij kallzimi penal, ndaj personit te kallzuar, per shkak te rrezikshmerise se larte shoqerore te saj, te merret masa e sigurimit personal ndaluese, e «Pezullimit te Ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale. Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi, nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallëzuarës”,- thuhet në padinë e Ginës, siç mëson “BalkanWeb”.
kallezimi-penal

kallezimi-penal-1

kallezimi-penal-2
Në kallëzimin e tij Gina arsyeton se vendimi i Arta Markut është një hakmarrje e pastër ndaj tij, pasi prej dy javësh që kur kishte marrë detyrën i kishte bërë presion dhe kishte përndjekur bashkëshorten e tij, Rovena Gashin duke e shkarkuar edhe nga pozicioni si Drejtoreshë e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale, për të vazhduar më pas me të.

Me Vendimin Nr.146 date 03.07.2017 te Prokurorit te Pergjithshem te Republikes se Shqiperise, per shkak te krijimit te vakances, si pasoje e dhenies se doreheqjes prej Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan dhe kundrejt kerkeses sime, jam caktuar per te kryer perkohesisht detyren e Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, deri ne emerimin e Drejtuesit te kesaj Prokurorie, ne perputhje me kriteret e nenit 41 te Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», pas krijimit te Keshillit te Larte te Prokurorise. Pas nje presioni dhe perndjekje dyjavore te ushtruar ndaj bashkeshortes sime Rovena Gashi, Drejtoreshe e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme dhe pas paraqitjes prej pas ne daten 08.01.2018, ne Gjykaten Administrative, te padise ndaj Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, kjo e fundit ne shenje hakmarrje, kundrejt nje sulmi dhe shantazhi te drejtperdrejte, te ushtuar gjate gjithe dites se marte, ne daten 09.01.2018 ne oren 15:20, me ka njoftuar me shkrim Urdherin Nr.13 datë 09.01.2018 «Per nderprerjen e komandimit». Duke qene se ky urdher eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem, i cili nuk mund te prodhoje asnje pasoje juridike ligjore, une kallzuesi Dritan Gina, Prokuror i Republikes se Shqiperise, Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, ne perputhje me percaktimet e nenit 47 te Ligjit Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», jo vetem qe nuk jam i detyruar t’a zbatoje ate, por edhe kam te drejte te beje kallzim penal ndaj personit qe e ka nxjerre kete urdher, Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku, per konsumimin e vepres penale te «Shperdorimit te detyres», te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, per keto arsye”,sqarohet ndër të tjera në padi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb