ELBASAN– Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Teatrin “Skampa” të qytetit. Blutë e Elbasanit njoftojnë se rreth orës 11:00 të së dielës, salla operative u njoftua për një vjedhje në teatrin “Skampa” në Lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni, rezulton se, janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb